Numri i futbollistëve kuqezi që luajnë në Serinë A kurrë nuk ka qenë kaq i lartë. Një pjesë e tyre janë edhe mes lojtarëve më të paguar në skuadrat respektive.
Marash Kumbulla i Romës dhe Elseid Hysaj i Lazios arkëtojnë nga 1.8 milionë euro në sezon, duke lënë pas dy lojtarët e tjerë të Kombëtares. Nedim Bajrami tek Empoli dhe Thomas Strakosha te Lazio përfitojnë 1.2 milionë euro në vit. Ky i fundit pret rinovimin me terma të përmirësuara financiare, që arrijnë 1.5 milionë euro minimalisht.
Klasifikimi vijon me portierin tjetër dhe kapitenin e Kombëtares, i cili merr një pagë prej 1 milion eurosh. Etrit Berisha u transferua këtë verë nga SPAL te skuadra e Torinos në Serie A. Ardian Ismajli, që u transferua nga Spezia tek Empoli, ka një pagë që kap shifrën e 900 mijë euro.
Mbrojtësi kuqezi merr 100 mijë euro më shumë se Berat Gjimshiti, i cili edhe pse luan edhe në Champions, nuk përfiton sa të tjerët. Rey Manaj është i fundit në listë nga Kombëtarja për nga paga. Sulmuesi kaloi te Spezia këtë verë në huazim nga Barcelona dhe përfiton vetëm 420 mijë euro. Shumë pak në krahasim me nivelin e pagave të Serisë A.
/Priza.al/