Së pari, ata sugjerojnë zgjidhjen më të mirë: Të folurit.
Natyrisht që do të lindin shumë pyetje të cilat mund edhe t’i mbash shënim, nëse e ndjen të nevojshme. Tani të lejohet të pyesësh për çdo detaj që kërkon të dish dhe përgjithësisht, partneri që ka tradhëtuar është i gatshëm të të rrëfehet. Duket absurde: Si mundesh të përfytyrosh partnerin tënd në plazh ose në hotel me një tjetër?
Një studim i 1.083 bashkëshortësh të tradhtuar tregoi se ata që shfaqnin më shumë sinqeritet për një tradhti shëroheshin më shpejt dhe më tërësisht. Por kjo s’do të thotë se duhet t’a bësh patjetër një hap të tillë. Së pari, pyete veten nëse ti vërtet dëshiron të dish si është ajo ‘tjetra’, sa orgazma ka kaluar me partnerin tënd apo nëse ishte e aftë në shtrat. E nëse ndjen se në të vërtetë, e jotja është vetëm kureshtje nga ato që shkaktojnë dhimbje, më mirë mos pyet. Përveç kësaj, nuk është e këshillueshme t’a tejkaloni masën duke folur për tradhtinë.
Së dyti, puno me veten.
Je e inatosur, qan, përplas gjëra nëpër mure, por është gjithmonë koha e duhur për t’u shëruar. Kërkoji ndihmë një profesionisti, përpiqu që duke folur me të të zbulosh prapavijat që çuan në tradhëti. Terapia në çift apo terapia individuale janë të dyja të këshillueshme. Nuk është diçka për të cilën dëshiron të mendosh në ditët e para pasi e ke mësuar por sapo t’a ndjesh veten gati, drejtohu tek një psikolog a terapist. Ka shumë mundësi që të keni pasur një vakum në komunikimin tuaj përpara se tradhtia të ndodhte. Nëse vendos të mos largohesh prej tij, është e rëndësishme të njohësh arsyet që e nxitën të tradhtonte. Me këtë rrugë, mësoni të komunikoni siç duhet për të zgjidhur problemet e marrëdhënies tuaj, e kjo është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar një tradhëti të 2-të.
Së treti, duhet të dini se ribashkimi pas një tradhtie nuk ndodh brenda natës.
Gjithçka ka kohën e vet, por pasi ta flisni me njëri-tjetrin dhe me terapistët, do të nisni të ndiheni më mirë. Do të keni edhe momente gjatë të cilave nuk do t’a mendoni më, por ato do të jenë kalimtare, dhe kur t’i riktheheni mendimeve të trishta do të ndjeni përsëri nevojën për t’iu hedhur në fyt partnerit tuaj për atë që ka bërë. Dhimbja do të rikthehet herë pas here po aq e thershme, po aq djegëse sa në çastin e parë. Kjo është diçka krejt normale. Është një proces, jo një recetë që ka kohë të përcaktuar. Mund të ndjeni nevojën për t’u hakmarrë, ndaj ndjenja me të cilën duhet të punoni më shumë është mëria. Kjo ndjenjë është si një vrasës serial. Nëse ke vendosur të qëndrosh me të, duke e ndëshkuar partnerin përjetësisht është gjëja më e dëmshme për marrëdhënien tuaj. Rruga drejt faljes është e gjatë, ndaj tregohuni të butë me veten. Krijoni paqe me veten, rindërtoni ato që i quani të rëndësishme në marrëdhënien tuaj, kuptoni se cilat janë nevojat që keni të 2 dhe vendosni rregullat që ju ndihmojnë të 2-ve.
Së fundi, ridimensiononi mendimet tuaja.
Në vend që t’a shihni një tradhti si fundin e marrëdhënies, përpiquni t’a mendoni si një rilindje. E mira e gjithë kësaj është se do të nisni t’a njihni veten dhe partnerin në thellësi që nuk i kishit menduar. Trajtojeni si një mundësi për të rivendosur lidhjen me miqtë dhe familjen. Duke mësuar t’i përkisni një ambjenti tjetër, jashtë marrëdhënies dyshe do t’ju japë shumë dorë që të ndiheni të dashur dhe më pak të izoluar. Koha kur marrëdhënia e dashurisë nuk do të jetë më një luftë rraskapitëse për ju duket e largët. Por nuk ka përse të jetë kështu. Filloni të ridilni, të rinjiheni, të riputheni, të ridashuroheni sepse nëse të 2 keni dëshirë të jeni ende me njëri-tjetrin, mund të habiteni sesa më e fortë dhe më e thellë do të bëhet lidhja juaj.