Dëshironi të jeni i suksesshëm? Praktikoni këto 9 rituale para gjumit

Gjëja e fundit që bëni përpara se të shtriheni ka tendencën të ketë një ndikim në gjendjen shpirtërore dhe energjinë tuaj ditën tjetër, si dhe shpesh përcakton sa mirë dhe sa orë flini. Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se suksesi i tyre fillon dhe mbaron me shëndetin e tyre mendor dhe fizik, i cili varet nga orët e plota të gjumit. Kjo është arsyeja përse rutina e gjumit është një ritual kyc për shumë prej tyre. Ja cilat janë 9 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë para gjumit.

1- Lexojnë
Ekspertët pajtohen me mendimin që leximi është gjëja e fundit që njerëzit e suksesshëm bëjnë para se të flenë. Michael Kerr, një drejtues biznesi ndërkombëtar dhe autor i “Ju nuk mund të jeni serioz!”, thotë se njeh shumë drejtues biznesi që përpara se të flenë lexojnë madje shkojnë aq larg sa e vendosin si një “kusht” që duhet realizuar në axhendën e tyre. “Ata nuk lexojnë vetëm rreth biznesit ose libra frymëzues. Shumë njerëz të suksesshëm marrin informacione dhe  nga një larmi burimesh, duke besuar se kjo ndihmon në krijimtarinë dhe pasionit më të madh të jetës së tyre”,- shprehet Michael.

2-Përgatitja e një liste
Qetësimi i mendjes për një gjumë të mirë gjatë natës është kritike për shumë njerëz të suksesshëm,”- thotë Kerr. “Shpesh ata do të marrin të gjithë kohën e nevojshme për të shkruar një listë të gjërave që duhet të bëjnë ditën tjetër në mënyrë që mos ti mendojnë gjithë natës dhe të arrijnë të bëjnë një gjumë të qetë.

3-Kalojnë kohë me familjen
Psikologu Michael Woodward, thotë se është e rëndësishme të bisedoni me partnerin/partneren tuaj, të bisedoni me fëmijët tuaj ose të luani me kafshët tuaja shtëpiake.

4- Reflektojnë
Kerr thotë se shumë njerëz të suksesshëm kërkojnë kohë para se të flejnë për të reflektuar ose për të shkruar tre gjëra për të cilat ata janë mirënjohës për atë që ndodhi atë ditë. “Mbajtja e një ‘ditari mirënjohjeje’ gjithashtu u kujton njerëzve progresin që ata bënë atë ditë në çdo aspekt të jetës së tyre e cila nga ana tjetër, shërben si një mënyrë për të qëndruar të motivuar, veçanërisht kur kalon një periudhë sfiduese.”

5-Meditojnë
Shumë njerëz të suksesshëm menditojnë 10 minuta përpara se të flenë. Dale Kurow, një trajner ekzekutiv me qendër në New York, thotë se menditimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qetësuar trupin dhe mendjen.

6-Planifikojnë orën se kur do të flenë
Shumë njerëz kanë probleme me gjumin duke bërë që të flenë pak orë. Njerëzit e sukseshëm e kanë prioritet gjumin kështu që gjithmonë shtrihen një orë përpara orarit të vendosur që të flenë mjaftueshëm.

7-Shkëputen totalisht nga puna
Gjëja e vetme që këta njerëz nuk bëjnë është të punojnë përpara se të shtrihen. Nuk kontrollojnë email-et apo të merren me cështje që kanë lidhje me punën.

8- Mendojnë pozitivisht
Është e lehtë të biesh në grackën e përsëritjes së situatave negative nga dita që do dëshironit ta kishit përballuar ndryshe. Pavarësisht nga sa keq kaloi dita, njerëzit e suksesshëm zakonisht arrijnë të shmangin pesimimizmin apo të folurit negativisht sepse njerëzit e suksesshëm e dinë se kjo do të krijojë më shumë stres.

9- Ata përfytyrojnë suksesin që do të kenë nesër
Përpara se të flenë mendojnë për suksesin që mund të kenë nesër falë një projekti të ri etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *