Dëshironi të keni një fëmijë inteligjent? Mënyra më e mirë për të lindur është…

Bebet e lindura në mënyrë natyrale kanë një IQ më të lartë se ato të lindura me prerje cezariane në kohën e “imponuar”.

Arsyeja është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencën dhe niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo të fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka nisur natyrshëm.

Kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e një fëmije, më vonë e njeriut, varet nga kjo proteinë, e cila është vendimtare për shkallën e inteligjencës, thonë shkencëtarët nga Yale.

Gjinekologët në përgjithësi pohojnë se kur një grua shtatzënë hyn në muajin e nëntë dhe fëmija formohet, nuk ka rëndësi se kur do të lindë dhe kur do të caktojnë një operacion cezarian sipas gjykimit ose dëshirës së nënës së ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar se kjo ka një efekt negativ në inteligjencën dhe se nëse nuk ka arsye shëndetësore, duhet të prisni gjithmonë lindjen natyrale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *