Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, i cili do t’ju sigurojë energjinë që ju nevojitet, ndaj mos e lini mbas dore.Edhe pse preferoni të konsumoni drithëra, vezët janë zgjedhja më e mire për mëngjesin plot fuqi.
Në bazë të një studimin e publikuar nga “eLife”, morën pjesë 4778 pjesëmarrës nga mosha 30 deri në 79 vjeç. 1,377 prej tyre nuk kanë pasur sëmundje kardiovaskulare më parë, ndërsa 3,401 kanë pasur dhe të gjithë janë pyetur se sa shpesh hanë vezë, si dhe ushqime të tjera si orizi, mishi dhe perimet.
Kur autorët e studimit shikuan gjakun e pjesëmarrësve, ata zbuluan se ata që hanin rregullisht vezë dhe ishin shumë të shëndetshëm .
Përveç kësaj, ata që përfshinin vezë në dietën e tyre kishin më pak metabolitë të lidhur me sëmundjet e zemrës. “Së bashku, rezultatet tona ofrojnë një shpjegim të mundshëm sesi konsumimi i një sasie të moderuar vezësh mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës”, tha Canking Ju.
Në të njëjtën kohë, Yu pranoi se “duhen më shumë kërkime për të konfirmuar rolet shkakësore që luajnë metabolitët e lipideve në marrëdhënien midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”.