Oksidi nitrik zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut në gjysmë, ul shanset e sulmit në zemër me 75 për qind dhe mbron nga viruset përfshirë COVID-19.
Ai është një substancë natyrale e bërë në trup që është kaq jetike, studiuesit e quajnë atë “molekulën e mrekullisë”. Në fakt, shkencëtarët po hetojnë aftësinë e tij për të shpejtuar shërimin e COVID-19. Megjithëse 80 për qind e grave mbi 40 vjeç kanë mungesë të oksidit nitrik, rritja e niveleve të tij është mjaft e lehtë!
Disa mënyra se si mund ta arrini rritjen e niveleve të tij ua sjellim më poshtë:
Filloni me ngrënien e perimeve të gjelbra
Shtimi i një grushti me spinaq, rukola ose lakre jeshile në një smoothie frutash optimizon prodhimin e oksidit nitrik pa ndikuar në aromë. Kjo ndodh sepse perimet e gjelbra janë të mbushura me nitrate natyrale që konvertohen në oksid nitrik nga trupi.
Po ashtu ka pasur edhe dëshmi sipas studiuesit australianë zbuluan se nivelet e oksidit nitrik ishin 160 për qind më të larta te njerëzit që hanin perime të pasura me nitrate rregullisht sesa ata që nuk e hanin.
Trajtojeni veten me not
Aktivitetet argëtuese si noti, ecja dhe biçikleta rrisin rrjedhjen e gjakut nëpër arterie, duke stimuluar prodhimin e oksidit nitrik për të rritur nivelet me 118 për qind, thonë studiuesit brazilianë.
/Priza.al/