Dëshmia e ish-Missit që shoqëronte Martinajn: Rezervimin e hotelit e bëri…

Sot është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë që refuzoi rekursin e ish-policit Jeton Lami që kërkoi lirinë nga burgu pas arrestimit me akuzën se arratisi me makinë Ervis Martinajn.

Në vendimin e gjykatës së Lartë është publikuar edhe dëshmia e Sadete Kokomanit, ish-miss Shqipëria, e cila ka rrëfyer njohjen, lidhjen dhe natën e fundit në hotel me Ervis Martinajn në datën 5 gusht.

22-vjeçarja tregoi se nga Tirana u nisën në Durrës drejt një hoteli ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.

DESHMIA 

Në datë 05.08.2022, rreth orës 17, deklaruesja është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë, pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacionin “Telegram”, për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë, ka marrë një taksi dhe ka shkuar tek “Hygeia” në Tiranë, pasi Ervisi i kishte shkruar që po e priste atje.

Ervisi ka qenë në një automjet “Audi” A-8, me targa të huaja, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër, që Ervisi e mbante afër vetes si shofer, rreth 30 vjeç, me flokë pak të rëna përpara dhe mbante pak mjekër.

Ajo ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe janë nisur nga Tirana për në Durrës. Fillimisht bënë një xhiro me mjet deri në Golem dhe më pas kanë shkuar tek hotel “Adriatiku”. E pyetur lidhur me rezervimin e dhomës së hotelit shtetasja Sadete Kokomani ka shpjeguar se, dhomën e ka rezervuar personi që i shoqëronte (shoferi).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *