Një ngjarje makabër ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në QKUK në Prishtinë, ku një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë është vrarë nga bashkëshorti ndërsa kishte shkuar të shtrohej për të lindur.
Çifti raportohet të kenë pasur probleme, ndërsa edhe janë shkurorëzuar.
Mirushe Lohaj, motra e viktimës, ka deklaruar se autoritetet kanë qenë të njoftuara për divorcin e 35-vjeçares.
Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Mirushe Lohaj, u shpreh se të martën, familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur të kthehet në shtëpi.
Motra e viktimës thotë se Policia ka qenë në dijeni për gjendjen e gruas.
“Policia ka qenë në dijeni se motra është ndarë që katër muaj. Edhe sociali e ka ditur gjendjen e saj. Rastin atë natë e kemi lajmëruar dhe mjekëve, na kanë thënë në dorë tonë është… Policia që katër muaj e din që u nda prej tij, e kanë ditë gjendjen e saj si e ka. Nuk ka tregu asgjë. E kemi vizituar. Dje kemi qenë e kemi vizituar, kanë qenë edhe vjehrra e saj dhe kunata, as nuk u kemi fol, ajo i thoshte ktheu për hatër të fëmijëve”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se vjehrra i ka kërkuar asaj motrës herë të kthehet te ish-bashkëshorti.
“Motra i ka thënë vjehrrës se askush nuk i ka marrë në qafë pos djalit tuaj [për ndarjen]”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, motra e viktimës, Mirushe Lohaj.