Autoritetet greke raportojnë një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekocaj.
Ai ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e grupit të quajtur ‘Mafia e Burgjeve’. Lekocaj i akuzuar edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Ndërkohë akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala 39-vjeç. Ky i fundit u kap së bashku me 23-vjeçarin, Andi Beqiri në një automjet ku gjetën 2 kallashnikovë dhe një thikë , ndërkohë që në banesë u gjet edhe një pistoletë.
Sakaq policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një romi grek dhe i tentativës së një shqiptari, të dyja të ndodhura në muajin korrik. Sakaq lidhur me vrasjen e grekut para hetuesve Çala ka deklaruar se e ka kryer më porosi të Klodian Lekoçajt për shkak të prishjes së pazareve të drogës.