Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar thirrjen e tij dje në SPAK ku dha dëshminë e tij për çështjen ÇEZ-DIA.
Në një deklaratë nga Elbasani, Meta tha se nuk ka frikë nga drejtësia, duke theksuar se asnjë institucion në botë që i bën presion atij. Më tej ai shtoi se nuk ka asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi ka qenë korrekt në zbatim të Kushtetutës.
“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Këta amerikanët e Ramës. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPT në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë”, tha ai.