Dëshmia/Vettingu për gjyqtaren e ‘TikTok’-ut, Kapedani: Ndaj meje është hedhur baltë

Është zhvilluar ditën e sotme seanca e Vettingut ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Gjatë senacës në një moment u ndërpre energjia elektrike dhe Kapedani ‘shfrytëzoi’ momentitin për të shprehur se ndaj saj është hedhur baltë e se nuk është provuar as nga ILD e KLGJ se videot e Tik Tok, të cilat u bënë virale muaj më parë, janë filmuar nga telefoni i saj.

Sipas Kapedanit, arsyeja se përse ajo është goditur, është se nuk ka lejuar kompromise, që të përdoret nga prokurorët e Elbasanit për shkelje.

Enkeleda Kapedani:

As ILD, as KLGJ nuk arritën të provojnë nxjerrjen e videove nga ana ime. Telefonin e kam patur në një servis. ILD vlerësoi se mbetet e paprovuar nga dolën videot edhe pse çdo dyshim shkon në favor të magjistratit personalisht kam ndjerë përgjegjësi dhe jam vetëofruar të ndëshkohem përballë kolegëve, miqve, familjes. organet kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cënua besimi i publikut. Vendimet e KLGJ janë vendime quazi gjyqësore që kanë efekte gjyqësore. Pra për videot jemi përpara një vendimi gjyqësor të KLGJ dhe s’mund të gjykohem dy herë.

Më lejoni të citoj një vëzhgues të ONM që në një proces të ngjashëm ku subjekti e kishte shitur më shtrenjtë makinën, ai tha: Ndodh ndonjëherë në jetë të blesh lirë e të shesësh shtrenjtë

Arsyeja që më goditën mua është se nuk kam lejuar kompromise, nuk kam lejuar të përdorem nga prokurorët e prokurorisë të Elbasanit për shkeljet dhe mos veprimet e tyre. Nga përmbajtja e denoncimeve, unë kuptoj se kush i ka bërë ato dhe përse dhe dua që ju të mos bini në grackën e tyre. Ajo që ka rëndësi është që përfaqësuesi i ONM të mos bjerë në grackën e tyre, e kuptoj që është e vështirë te kuptojë intrigat por pres ta kuptojë.”

Anëtarja e KPK: Zonja Kapedani mos dyshoni në aftësinë tonë, kemi 4 vjet që e kryejmë këtë proces.

Kapedani: Është e vërtetë por në këto katër vjet ndaj askujt s’pati skenarë e kaq shumë baltë sa mbi mua.

Anëtarja e KPK: Për rastësi unë kam qenë anëtare në disa seanca vettingu me subjekte të drejtësisë së Elbasanit dhe kështu arrij t’i kuptoj disa bga emocionet e tua.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *