Për disa orë ish-ministri i Financave ka dëshmuar në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ku sot lëshuan 8 urdhër arreste.
“SPAK duhet falënderuar sepse ata po punojnë për zbulimin e të vërtetës, SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jem pa ndonjë siklet” , tha Cani.
“Unë kam qenë i hapur për çdo gjë. Punët e mia janë të ndërtuara mbi bazën e shkresave dhe jo të fjalëve”.
I pyetur nëse ka pasur shkelje, ai tha: “Duhet të pyesni ata, jo mua. Unë kam dhënë përgjigje për ta që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit”.
Për kontaktet me biznesmenin Ilir Rrapaj, Cani tha “ç’ne të më njihte mua, të më jepte edhe ca parë mua ajo, apo si e mendoni ju? Ç’donte ai me mua. Ministri i Financave nuk ka asnjë lidhje me këtë, pse duhet ta njoh?”