Kosova nuk fiton sërish. Pas barazimit 2-2 me Armeninë, “Dardanët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ishujve Faroe.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga skuadra e Alen Zhires në minutën e 63. Bislimi kaloi në avantazh vendasit, por festa zgjati shumë pak, pasi në minutën e 77 miqtë barazuan shifrat. Radosavljeviç shënoi një super gol për Ishujt Faroe.
Dy ndeshje që i shërbejnë trajnerit Zhires për të ndërtuar skuadrën që do të nisë aventurën drejt europianit në marsin e vitit të ardhshëm. Francezi provoi lojtarë të rinj që janë potencialë për një vend në ekipin A të Kosovës.