Ish-kreministri Sali Berisha ka folur për dështimin e negociatave mes Alibeajt dhe Ballës përsa i përket zgjedhjes së presidentit duke i quajtur ato si një “karnaval të vërtetë”. Ai ishte i pranishëm në qytetin e Vlorës ku dhe ka vendosur lule në bustin e Hasan Prishtinës ku dhe ka shprehur vlerësime ndaj figurës së tij.
“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.