Dështoi me nëndetëset në Australi, bën ‘bingo’ me avionët luftarakë/ Emiratet e Bashkuara blejnë sasinë më të madhe të ‘Rafale’ nga Franca  

Franca është një prej shteteve kryesorë në botë që ka një industri armatimi tepër të zhvilluar dhe mjaftë konkurruese me vendet e tjera të fuqishme. Aq e madhe dhe e fuqishme është kjo industri, sa që Franca për tregjet e armëve rivalizon edhe me superfuqitë si SHBA-të, Rusia apo Kina.

Kohët e fundit gara e armatimit dhe e shitjeve nga Franca ishte në qendër të mediave botërore pas acarimit që pati me SHBA-të, pasi këta të fundit i prishin një “pazar” shumë miliardësh për nëndetëset luftarake që do t’i shiste Australisë.

Por Franca gjithsesi ka treguar se është një tregtare e “zonja” e armëve të saj, dhe kur nuk shet nëndetëse, shteti shtet armatime të tjera jo më pak të rëndësishme si psh. avionë luftarakë.

UAE to buy 80 Rafale fighter jets from France - ESIZNEWS

Për këta të fundit duket se qeveria e Macron dhe kompanitë e armatimit kanë gjetur dhe kanë nënshkruar një “ujdi” të majme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Janë këta të fundit që të premten porositën 80 avionë luftarakë të sofistikuar francezë, “Rafale”, prodhime të gjeneratës së fundit të luftimit ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Dubai Airshow: Barrel rolls and billion dollar deals - BBC News

Ky do të jetë dhe numri më i madh ndonjëherë i porositjes së këtij lloji avioni gjuajtës-kapës që Franca ka shitur deri më sot. Marrëveshja ka vlerë disamiliardëshe dhe pritet t’i thellojë raportet ekonomike e politike të vendit të Gjirit Persik me fuqinë evropiane.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të premten filloi një vizitë dyditore në Gjirin Persik dhe gjithashtu do të vizitojë edhe Arabinë Saudite me Katarin. Vizita e tij vjen në kohën kur shtetet arabe të Gjirit Persik, kanë shprehur paqartësi rreth fokusit të ShBA-ve në rajon, ndonëse po kërkojnë më shumë armë nga aleati kyç i tyre në fushën e sigurisë.

UAE Eyes Moving Mirage Fighters to Iraq's Kurdish Areas, Procuring Rafales

Udhëheqësi francez ka krijuar marrëdhënie të mira me Princin e Abu Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, me investime që po qarkullojnë mes dy vendeve. Për më tepër, Franca ka një bazë të përhershme ushtarake në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan “Reuters”.

“Shtuar pranisë së tri bazave ushtarake franceze në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ky besim i përbashkët përkthehet në sigurimin e 80 aeroplanëve Rafale, 12 helikopterëve Caracal dhe elementeve shoqëruese”,- tha zyra e presidentit francez në një deklaratë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes Macronit e Zayed al-Nahyanit. Pas këtij njoftimi, vlera e aksioneve të prodhuesit francez të aeroplanëve, “Dasault”, u rrit për 6%.

Qatar to train air force in Turkey under new deal | Middle East Eye

Marrëveshja, e cila mund ta ketë vlerën e së paku 15 miliardë dollarëve, është blerja më e madhe e avionëve luftarakë “Rafale”, përjashtuar ushtrinë franceze, dhe vjen pas marrëveshjeve tjera të Francës për shitje me Greqinë, Egjiptin dhe së fundi me Kroacinë këtë vit.

Watch The Emirates signal an settlement with France for the acquisition of 80 Rafale and 12 Caracal helicopters - Google France Actualités Youtube HD Video - Latest Breaking News

Egypt confirms order for 30 Dassault Rafale from France

/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *