Dy aeroplanë luftarakë rusë Su-27, kanë tentuar të sulmojnë Ishullin e Gjarprit i njohur nga ukrainasit si Zmiinyi Ostriv, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.
“Bombat ranë në det, në afërsi të ishullit”, thuhet ndër tjera në njoftim – duke mos dhënë detaje tjera.
Ky ishull gjendet në jug të brigjeve të Ukrainës në Detin e Zi, dhe konsiderohet si pikë e rëndësishme strategjike në luftën që shpërtheu.
Ishulli vazhdimisht ka qenë objektiv i sulmeve ajrore që kur u larguan rusët. E së fundmi dy helikopterë KA-52 e sulmuan, por nuk ishte raportuar për të vrarë apo plagosur.
Marina ruse është rigrupuar dhe sipas inteligjencës ukrainase, janë shkrepur tri raketa nga luftanijet dhe dy tjera nga nëndetësja – duke tentuar të godasin caqet e ushtrisë ukrainase.