Dështimi i madh i ushtrisë së dytë më të fuqishme të botës, po shpaloset në qytetin lindor Bakhmut. Aty trupat ruse dhe mercenarët Wagner lëshuan breshërie artilerie në rrugët e fundit të kalimit. Papritur në front u shfaq edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, shenjë që tregon se sa rëndësi po i jep Moska marrjes së qytetit.
Shoigu shihet duke i dhënë medalje personelit ushtarak rus dhe duke vizituar një qytet të rrënuar i shoqëruar nga gjeneralkolonel Rustam Muradov. Më vonë Shoigu u takua me komandantë të lartë, duke përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov dhe gjeneralin Sergei Surovikin.
Yevgeny Prigozhin, themeluesi grupit mercenar Wagner dhe një kundërshtar i ministri Shoigu u shfaq sërish në front duke treguar arkivole që sipas tij kanë trupa të ushtarëve ukrainas e që ai po i riatdheson në territorin e kontrolluar nga Kievi.
Pretendimet e tij nuk mund të verifikohen. Një ditë më parë ai pretendoi se ndodhej në qytetin Bakhmut, por analiza e pamjeve më vonë tretoi se bëhej fjalë për një video mashtrim i përgatitur me qëllim dezinformacioni.
Forcat ukrainase që mbrojnë Bakhmutin po përballen me presion gjithnjë e më të madh nga forcat ruse. Megjithatë ende nuk është marrë një vendim për t’u tërhequr nga qyteti. Ushtarët ukrainas po punojnë për të riparuar rrugët e dëmtuara dhe po përforcon zonën me njësi elitare. Në perëndim të qytetit, ukrainasit po hapnin llogore të reja për pozicione mbrojtëse. Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit.
Këto dështime të njëpasnjëshme të ushtrisë ruse po shtojnë tensionin në Kremlin, ku Putini dëshiron jo vetëm të shpëtojë fytyrën e të mos humbasë pushtetin, por edhe heqjen e sanksioneve perëndimore.