As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë gatishmëri që të takohen shpejt në Bruksel.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dështuar që t’i bindë ata për një takim të shpejtë. Burime për RTK nga Brukseli thanë se Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar masat që do të ndërmerren ndaj palëve që refuzojnë de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Të njejtat burime thanë se Brukseli zyrtar është duke u marrë shumë seriozisht me këtë situatë dhe është shumë i shqetësuar, aq sa edhe Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, sot foli për gjendjen në Kosovë, pas një takimi nuk kishte fare lidhje me Kosovën.
“Ai tha se u ka bërë kërkesë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë aktivitetet policore në komunat në veri, kurse kërkon nga protestuesit që të ndërprenë protestat e dhunshme, por nuk mos iu referuar përkatësisë etnike, edhe pse në kërkesën e parë ishte e qartë se ka të bëjë me veriun e Kosovës”.
Sipas tyre, asnjëherë në porositë e Brukselit nuk i referohen asaj se çfarë duhet të bëjnë kryetarët e komunave të zgjedhur, por u tha se po punohet direkt me ta përmes ambasadorëve për hapat që ata duhet të ndërmarrin.