Projekti në Itali, për blerjen e shtëpisë me vetëm 1euro duket se ka rezultuar i dështuar.
Një burrë ka blerë një shtëpi të rrënuar në Itali, por i duhej të hiqte dorë pasi nuk mundi dot të gjente puntorë që ta ndihmonin ate në lidhje me rinovinim.
Sipas mediave të huaja, për të “përfituar” shtëpinë i vetmi kusht ishte që blerësi të rinovonte shtëpinë brenda tre viteve që nga dita e blerjes. Por, kjo gjë siç duket ka qenë tepër e vështirë për 58-vjeçarin.
Industria e ndërtimit në Itali muajt e fundit është goditur ndjeshëm, aq sa Danyy, një kuzhinier ka punuar për Fondacionin “Fifteen” të Jamie Oliver nuk mund të gjente askënd që ta ndihmonte të rinovonte shtëpinë e tij.
Për këtë arsye ai e shiti sërisht pronën.
“Ishte shumë e vështirë të gjeje një ndërtues dhe me kalimin e kohës shtëpia u përkeqësua.
Megjithatë, ai bleu një shtëpi tjetër të lirë, këtë herë për 8.000 euro, e cila kishte nevojë për më pak punë”, është shprehur ai.