Dështon për herë të katërt përballja ‘Reçi-Shullazi’ në gjykatë

Dështon për të katërtën herë përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçit me të pandehurit Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Endrit Taulla dhe Viktor Ymeri. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehuri Plaurent Dervishaj në mungesë. Seanca e radhës u shty për në datën 20 shkurt.

Avokatët i kërkuan togave te zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve jo i rrethuar me efektivë.

Sipas hetimeve për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik që do të kryej me agjentë që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët akuzohen si pjesë të grupit kriminal që ekzekutoi në vitin 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *