Dështon sërish përballja e Luftar Reçit me Shullazin në gjykatë; mësohet arsyeja

Përballja e Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit tjerë për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut ka dështuar për herë të tretë. Në dyja seancat e mëparshme shkak ishte bërë mungesa e gjyqtares Etleva Deda, e cila ishte shtruar në spital pas problemeve shëndetësore. Për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi një tjetër gjyqtare, Flora Hajradinaj, por pavarësisht kësaj në nisje të seancës u konstatua mungesa e Luftar Reçit.

Shkak sipas avokatit të tij është gjendja shëndetësore e të pandehurit, e cila theksoi ai, paraqitet delikate. Seanca e radhës e ballafaqimit të Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit, Indrit Rusit dhe Indrit Taullaut me Luftar Reçin është caktuar për një datë tjetër.

Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut në vitin 2005. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *