Dështuan dy të parët, në 30 maj raundi i tretë për presidentin

Afati i dorëzimit të  dokumentacionit të kandidateve, është të dielën, më datë 29, ora 16:00. Ishte kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili propozoi ka në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolli.

Dy raundet e para për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dështuan. Në Kuvend nuk u paraqit asnjë emër nga palët politike, ndërsa marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës u prish. Mënyra e propozimit të emrave është pika që ndan palët, ndërsa më herët socialistët pranuan draftin e Enkelejd Alibeajt. Demokratët kërkojnë që të propozojnë katër emra dhe më pas të përzgjidhet një kandidaturë bashkarisht me socialistët që t’ja depozitojnë Kuvendit për tu votuar. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të zgjedhur një president konsensual.

Nga ana tjetër, Taulant Balla theksoi edhe njëherë sot se PS nuk do të propozojnë asnjë emër edhe për datën 30, pasi i përmbahen marrëveshjes, që deri në raundin e tretë propozon opozita. Balla bëri thirrje që opozita të sjellë një emër me firmat përkatëse.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *