Destabilizohet Kazakistani/ Protestat për rritjen e çmimit të naftës degjenerojnë në ‘luftë civile’. Policia hap zjarr dhe vret 8 perona  

Pikërisht kur bota dukej se po mbante frymën nga frika për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, Kazakistani një vend aleat i Rusisë, ka degraduar në destabilitet dhe situata po shkon drejt një konflikti civil.

Ato që nisën si protesta qytetare, kundër rritjes së çmimit të energjisë, kanë degjeneruar në konflikt civil mes forcave të rendit dhe turmave të hirituara nga vrasja e të paktën 8 protestuesve, kur policia e gjendur nën sulm ka hapur zjarr me armë.

Protestat sotme të cilat kanë nisur prej 3 ditësh në Kazakistan, kanë lënë të vdekur tetë persona, si dhe 317 të tjerë të plagosur dhe të lënduar, njoftojnë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë brohoritur kundër Nursultan Nazabayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në vitin 2019, pas gati tre dekadash.

220104213258 02 Kazakhstan Protest Emergency 010522 Exlarge 169 (1)

Po ashtu, raportohet se për shkak të protestave të shumta është shpallur gjendja e emergjencës në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan.

Në tre qytete, zyrtarët e administratës lokale u sulmuan, ndërtesat u dëmtuan dhe “u përdorën gurë, shkopinj, gaz dhe molotov”, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

Një gazetar në Almaty tha për “CNN” se, po përjetonin një ndërprerje të internetit dhe dritat janë të fikura në ndërtesat pranë rezidencës së Presidentit dhe zyrës së kryetarit.

Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.

Disa raportime që cituan ministrinë e brendshme të Kazakistanit, thanë se, policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit, në më shumë se një dekadë.

Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha për “Reuters” një burim i njohur me çështjen. Të gjitha fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar.

/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *