Danjela Neza, 29-vjeçarja shqiptare që u vra nga i dashuri i saj në Itali, ishte një person me precedent penal. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se e reja kishte kishte probleme me drejtësinë për krime kundër pronës dhe trafik droge.
Neza është përfshirë në trafikun e drogës gjatë kohës që kishte qenë e lidhur me një tjetër person dhe jo me 27-vjeçarin nga Guinea që e vrau sot.
Nisur nga këto të dhëna, policia ka dyshime se vrasja mund të mos ketë ardhur për shkaqe xhelozie.
Danjela Neza u vra nga Safayou Sow. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona, Itali, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga i dashuri i saj dhe ky i fundit nuk e ka pranuar këtë gjë. Ka qenë vetë 27-vjeçari që ka telefonuar policinë pas krimit të rëndë. Ai është shprehur se e kishte qëlluar Danjelën me plumb në kokë pasi ajo e kishte ofenduar.