Leze Qosa, e zhdukur prej rreth tri javësh, u gjet e vdekur në periferi të qytetit. Ende nuk është verifikuar nëse kemi të bëjmë me vrasje, por hematomat në trupin e 37-vjeçares kanë shtuar dyshimet për policinë e Shkodrës.
37-vjeçarja ishte larguar nga banesa në lagjen “Dobraç” që në datën 8 Maj.
Telefonata nga një banor i zonës informoi policinë se një person i pajetë ndodhet në një livadh në afërsi të “ByPass”-it të Shkodrës. Menjëherë pas kësaj telefonate, efektivët mbërritën në vendngjarje, duke nisur hetimet.
Motra e 37-vjeçares ka deklaruar se shtetasja Leze Qosa vuante nga depresioni, gjë e cila mund ta ketë nxitur për t’u larguar nga banesa në mënyrë të pakuptimtë, për të mos u kthyer më. Është ende e paqartë nëse 37-vjeçarja ka humbur jetën si shkak i dhunës fizike nisur nga hematomat që ka në trup apo për shkak të depresionit nga i cili vuante. Zona ku u gjet trupi i pajetë nuk ka kamera sigurie./gazetashqiptare