Detaje/ 50-vjeçari i dehur tentoi ta hidhte në pus, i ati e vrau me çekiç

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur dje në Maliq, në fshatin Zvezdë, ku u vra me sende të forta 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi.

Plagët e marra në kokë nga viktima kanë zbuluar dhe krimin makabër.

Ka qenë fillimish 50-vjeçari që u konfliktua me babain dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit. Babai i tij, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi më pas e ka goditur me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.

Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike.

Pikërisht ditën e djeshme ai ka shkuar i dehur në shtëpinë e tij dhe më pas është konfliktuar me të atin.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë dhe ka marrë në pyetje të moshuarin për të zbardhur të plotë rrethanat e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *