Detaje/ Aksidenti i rëndë në Vlorë, flet administratori i kompanisë ”Biba-x”: Kamioni nuk…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e një dite më parë ku humbën jetën dy të rinj.

Lidhur me ngjarjen, policia locale pohon se kamioni do t’i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e aksidentit fatal.

Sakaq, Luan Biba një prej administratorëve të kompanisë Biba-x në punimet e bypass se kamioni nuk trasportonte inerte dhe se ata nuk punojnë në atë segment.

“Isha ne vendngjarjen e aksidentit dhe besojmë se aksidenti është shkaktuar ose si pasojë e shpejtësisë ose pakujdesisë. Rruga ishte e drejtë dhe është e pamundur të dalësh nga rruga. Po ashtu ne nuk punojmë në atë segment.

Ne aktualisht po asfaltojmë nga në km e 25 -të. Kamioni nuk kishte ngarkesë inertesh sepse nuk kryente trasport. Kemi nisur asfaltimin nga km 29 , ndërsa aksidenti ishte në km e 18. Për ne kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ishin punonjësit tanë dhe lanë pas familje dhe fëmijë”, tha Biba.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *