Detaje/ Aksioni i Policisë pas urdhërit të SPAK, mes të arrestuarve edhe personazhe të njohur të botës së krimit

Policia ka nisur një aksion në disa qytete përfshirë edhe kryeqytetit, pas urdhërit nga SPAK.

Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë edhe në lagjen 5 Maji.

Burime për median bëjnë me dije se Struktura e Posaçme ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh, 19 vetëm në Elbasan, ndërsa në lagjen 5 maji, janë vendosur në pranga 2 persona.

Sakaq, mes të arrestuarve janë edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Urdhrat janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.

Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ky i fundit dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *