Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se u arrestua një 45-vjeçar, pasi dhunoi ish-bashkëshorten e tij, edhe pse kjo e fundit ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Në pranga ra edhe një 19-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen e drejtimit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë; Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
/Priza.al/