Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në zonën e ‘5 Majit’, Tiranë.
Burime për median bëjnë me dije se baza e armëve është zbuluar pas përgjimit që i është bërë vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të cilët u arrestuan ditën e djeshme ne Durrës.
Mësohet se uniformat blu prej dy ditës kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë ndërkohë që operacioni u zhvillua sot për sekuestrimin e armëve. Raportohet se armët ishin futur në thasë e çanta dhe ishin lënë një grumbull shkurresh në një bllok pallatesh në zonën e “5 Majit”. Dyshohet për 7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar.