Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri në Shijak paraditen e sotme ndaj Orlando Peplekajt.
Peplekaj mësohet se është djali i një punonjësi policie i burgjeve, me origjinë nga Lakbibaj i Tropojës.
I riu që ka qënë objektivi i atentatorëve në ato momente që është qëlluar ka qenë duke shpërndarë bombula gazi me automjet.
Ndërkohë edhe autorët që mbetën të paidentifikuar kanë qëlluar nga një tjetër automjet, por për fat Peplekaj ka shpëtuar nga plumbat.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.
Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëvetet sociale.