Detaje/ Atentati në Milot, ja se ku u pa disa ditë më parë makina e Ylli Ibrahimit

Vendi u trondit dje nga një atentat me breshëri plumbash, ku për pasojë humbi jetën 28-vjeçari Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahimi.

Burime për median bëjnë me dije se Ibrahimi kishe njohje me Brilant Martinaj i cili u vra dhe u dogj brenda makinës në masakrën e Fushë-Krujës. Mësohet se viktima ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të Briland Martinaj. Makina e blinduar e Brahimit, “Land Chrysler-i e cila mbrëmë u bë shoshë nga plumbat në Milot, ka qenë në varrimin e Martinaj.

Brahimi dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit të djeshëm, teksa një nga pistat e hetimit për zbardhjen e ngjarjes është dhe lidhja me masakrën e Fushë-Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *