Pak pasi u raportua për të shtëna me armë në Lungomaren e Vlorës ku për fat të mirë deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar, është zbuluar emri ndaj të cilit është qëlluar.
Shenjestra mësohet të ketë qenë djali i kryeplakut Kaninës, Juxhino Todi
Deri më tani policia ka shoqëruar 3 persona të cilat kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin.
Në vendin e ngjarjes janë gjendur 4 gëzhoja, ndërsa plumbi ka shpuar xhamin e parë nga krahu i shoferit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al