Detaje/ Droga në kontejnerët që vinin nga Ekuadori, kompania që kishte ngarkesën njoftoi Policinë tre ditë më parë

Kanë dalë detaje të reja nga sekuestrimi i 33 kilogramëve kokainë  në një kontejnerë që vinte nga Ekuadori.

Kompania ZICO. shp.p.k tre ditë përpara se anija me kontejnerët e bananeve të mbërrinte në vendin tonë ka lajmëruar autoritetet ligje zbatuese për kontroll të imtësishëm të këtyre kontejnerëve, pasi ishin marrë informacione se në to mund të ishte futur drogë nga grupet kriminale në Ekuador.

Në shkresën që mban datën 19 tetor, kompania i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Durrës, Drejtorisë së Kufirit e Migracionit, Drejtorisë së Doganës Durrës, dhe Njësisë së Kontrollit të Kontejnerëve që kontejnerët që do mbërrinin në Portin e Durrësit për Llogari të kësaj Kompanie të hynin domosdoshmërisht në skaner, dhe atyre tu bëhej kontroll i imtësishëm.

Në shkresën depozituar institucioneve të mësipërme kompania ka këmbëngulur që nuk e merr në dorëzim mallin dhe nuk kryen asnjë veprim zhdoganimi pa u kryer kontrolli me qen, fizik e imtësishëm. Në shkresë autoriteteve u kërkohet që kontenierët edhe të monitorohen në shesh pushim. Gjithashtu kompania në shkresë sqaron institucionet se kompania nuk do kryejë asnjë veprim pa praninë e autoriteteve portale, dhe pa praninë e autoriteteve ligjëzbatuese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *