Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Spartak Dyrmishit, pasi akuzohet se ka përdhunuar një grua në Athinë.
Burime për median bëjnë me dije se Dyrmishi ishte në monitorim prej ditësh nga efektivët në Vlorë, sapo ishin lajmëruar nga autoritetet greke. Mësohet se uniformat blu kanë mësyrë në banesën që 45-vjeçari kishte marrë prej disa ditësh me qira. Raportohet se efektivët kanë hyrë në banesë nga dritarja, banesa ishte me derë të blinduar.
Dyrmishi akuzohet si përdhunues serial i disa grave dhe vajzave në shtetin fqinj.