Detaje/ Eksploziv me telekomandë në makinën e Suida Kukës, autori lëvizte me…

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vendosjen e makinës së drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka.

Mësohet se ka qenë një telefonatë e Kukës, ajo që ka alarmuar policinë e Shkodrës ku pas vëzhgimit poshtë mjetit u konstatua se lënda plasëse ishte fshehur brenda një qeseje moltoje për të hequr dyshimet. Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, por aty shkruhej: Ke tritol poshtë makinës

Sakaq në kamerat e sigurisë është vënë re se autori ka ardhur në vendin e ngjarjes me një motoçikletë dhe pasi ka vendosur te një nga gomat eksplozivin, e përshtatur me një pajisje të telekomanduar, është larguar.

Po kush është Suida Kuka?

Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka per me shume se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

https://www.priza.al/2022/06/29/i-vendosen-tritol-ne-makine-drejtoresha-ne-shkoder-nuk-kam-konflikte-me-askend/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *