Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i tmerrshëm që i mori jetën 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan.
Burime për median bëjnë me dije se atentati ndaj Sadikaj ka qenë një mesazh i botës së krimit, për të treguar brutalitetin e tyre. Pasi për atë vrasje është përdorur gjysmë kg tritol, një sasi e pandodhur më parë.
Mesa duket këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit.