Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të së dielës së kaluar ku një 23-vjeçar kosovar goditi me sëpatë për vdekje një 27-vjeçare nga Ukraina.
Autori u ekzekutua nga policia sapo mbërriti në vendngjarje ndërsa fqinjët ende e kujtojnë ngjarjen e tmerrshme.
Media gjermane “T-Online”, ka marrë rrëfimet e disa prej banorëve të lagjes të cilët dhanë detaje të tjera rreth ngjarjes.
Dera e banesës së Ümit Celik, njëri prej fqinjëve që jetonte atje që prej vitit 2012 u thye, edhe pse dera e tij u rivendos, ai ende është në shok.
Celik thotë se nuk mund t’u besonte syve kur u kthye nga turni i tij si barmen rreth orës 10 të mëngjesit të së dielës dhe eci nëpër korridorin e gjatë në katin e 9-të të ndërtesës parafabrikate në Löëenberger Strasse 2/4. Ai thoshte se kishte gjak kudo.
“Mendova se këtu shpërtheu Lufta e Tretë Botërore”, tha ai.
“Ai i ndoqi ata në korridor me një sëpatë, duke goditur gjithçka që i dilte përpara”, thotë Marta, një stiliste polake e produkteve që jeton tre kate më poshtë.
Ajo sapo kishte marrë me vete një shoqe kur celulari i saj u dëgjua rreth orës 7:40 të mëngjesit. Një e njohur nga kati i 9-të, e cila ishte zgjuar nga zhurma, ia kishte dërguar një mesazh në WhatsApp.“Këtu një i çmendur po vrapon me sëpatë”.
Autori i dyshuar nuk ka pushuar së godituri verbërisht me sëpatë gruan e shtrirë në tokë, ndërsa u qëllua më pas nga dy oficer policie sapo mbërritën.
Mediat gjermane shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova ishte një njeri varur nga droga dhe alkooli.
Kujtojmë se 23-vjeçari shqiptar nga Kosova vrau me sëpatë gruan ukrianse në lagjen Friedrichsfelde në Berlin më 4 shtator në katin e 9-të të një banese. Ai u ekzekutua nga policia gjerman pasi mbërriti në vendngjarje kur autori refuzoi që të dorëzohej