Pas lajmit nga Wall Street Journal, ku oligarku rus dhe disa delegatë të tjerë u helmuan pas takimit në Kiev, janë bërë të ditura disa detaje të tjera.
Veç Abramovich-it, simptoma helmimi kishin pasur dhe dy negociatorë të palës ukrainase. Max Colchester i Wall Street Journal, i cili së bashku me uebsajtin investigativ Bellingcat raportoi i pari për ngjarjen ka folur për BBC.
Sipas Colchecter-it, helmi i përdorur mund të jetë përdorur qëllimisht në një dozë të vogël, që simptomat të mos ishin të rënda dhe të mos kuptohet se për çfarë sasie bëhet fjalë.
“Por ajo që dëgjojmë është se dyshohet se ka pasur helmim të personave,” shtoi ai.