Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës pasi një 28-vjeçar ka humbur jetë pas kontaktit me rrymën elektrike.
Burime për median bëjnë me dije se i riu me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë që hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.
Mësohet se viktima pasi kishte hipur mbi makineritë ka rënë n kontakt me telat përcjellës të energjisë, por në momentet e para është dërguar në spital me shenja jete. Viktima nuk ja ka dalë të shpëtoj, ku fatkeqësisht humbi jetën në urgjencë. Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e policisë.