Mëngjesin e sotëm kanë dalë në pah detaje të reja nga arrestimi i të shumëkërkuarit të policisë Nuredin Dumani. Burime bëjnë me dije se gjatë arrestimit të Dumanit, i pranishëm ka qenë edhe një person tjetër. Shtetasi, Henrik Hoxhaj, 40 vjeç banues në lagjen Apollonia, Fier u arrestua gjithashtu nga policia pasi ishte i armatosur. Hoxhaj-t iu sekuestrua një armë zjarri pistolet në brez dhe një pistoletë në automjet.
Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.
Ndërkohë që po punohet më tej për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, përplasjen me armë në Papër të Elbasanit./Priza.al