Kanë dalë detaje të reja në lidhje me pengmarjen e 30-vjeçarit në Angli, në Londrën Lindore.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ka qenë vëllai i Nertil Buzit ai që ka pohuar para policisë së vëllai i tij është marrë penf nga një bandë kriminale, e cila e dhunonte.
Buzi nuk rezulton të ketë precedent penal në Shqipëri, pork a dyshime se mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici, sipas Lalës.
30-vjeçari është duke u marrë në pyetje nga policia dhe pritet të ketë një panoramë më të qartë të konfliktit që ka çuar në pengmarrjen e tij.
Policia ka arrestuar tashmë 7 shtetas shqiptarë, ndërsa Buzi ndodhet në një vend të sigurt.
Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.
I riu tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
Të dhënat e personit që ishte marrë peng nuk janë bërë publike, pasi sipas policisë operacioni është në vijim.
“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.
Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.
Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.
Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit”, njoftoi policia.