Detaje/ Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë pas abortit, në hetim mjeku dhe anestezisti (Emrat)

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 34-vjeçares Etleva Çullhaj, si pasojë e një aborti  në maternitetin e Elbasanit.

Sipas spitalit, e reja ka mbërritur në spital me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ku mjekët janë detyruar për të kryer abortin. Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj ishte nënë e dy fëmjëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun Arben Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin Behar Gjevori, 60-vjeç.

Kujtojmë se Çulhaj është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi. Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *