Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë dhe drejtuesi i mjetit.
Mësohet se emigrantët kishin ardhur nga Pakistani dhe po transportoheshin me mjet për të kaluar kufirin grek nga Shkodra. Lidhur me ngjarjen policia ka vendosur në pranga 3 organizatorët e trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Ndërkohë pritet identifikimi i 4 emigrantëve të tjerë, ndërsa mësohet se viktimat ishin rreth moshës 28-32 vjeç.