Detaje nga aksidenti në Bullgari, të mbijetuarit kërcyen nga dritaret/ Zoran Zaev: Një tragjedi e tmerrshme, ngushëllimet e mia familjeve

Së paku 45 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari herët të martën, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti, teksa 7 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë. Bëhet fjalë për dy femra dhe 5 meshkuj, mes tyre një vajzë 17 vjeçare. 6 prej tyre janë me djegie dhe probleme të frymëmarrjes dhe 1 me frakturë në këmbë, lëndim që e ka marrë gjatë hedhjes. Ata u hodhën nga dritaret e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet. Në spital u paraqitën pas orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Siç bëjnë me dije mjekët, pacientët janë në gjendje të rëndë psikologjike pasi kanë humbur të afërmit, fëmijët. Autobusi me 52 persona në bord nga Maqedonia e Veriut u shkrumbua nga flakët në autostradë për shkaqe ende të panjohura.

Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga, e më pas ka marrë flakë apo fillimisht ka rënë zjarr në autobus. Sipas informacioneve fillestare, arsyeja pse njerëzit nuk kanë mundur të shpëtojnë është përmbysja e autobusit.

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Maqedonisë. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas ka vazhduar rrugë. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë.

Tragjedi në Bullgari/ Merr flakë autobusi me targa të

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, shkruan Euronews.

“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra.

Sipas Euronews, pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur. Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.

“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

Kryeministri Zoran Zaev njofton se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Minsitrin e Jashtëm Bujar Osmani po ndodhën në Sofje për të vizituar të lënduarit nga aksidenti tragjik ku humbën jetën së paku 46 persona.

“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në Bullgari. Shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në një aksident me autobus, mes të cilëve disa fëmijë dhe të rinj, ndërsa disa janë lënduar.

Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vendJemi në Sofje me ministrin e Shëndetësisë Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme Osmani, për të vizituar të lënduarit, për të mësuar më shumë për aksidentin dhe arsyet e tij.

U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të të ndjerit dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Sapo të marrim më shumë informacion dhe sapo të sigurohemi se si mund t’i ndihmojmë të mbijetuarit, do të vijojnë aktivitetet e duhura institucionale dhe informacione shtesë për opinionin!, shkruan Zaev në Facebook.

Agjencia bullgare e lajmeve Novinite raportoi se përfaqësues nga ambasada e Maqedonisë së Veriut vizituan një spital ku u dërguan disa nga viktimat.

 

/Burimi: Euronews/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *