Detaje të reja kanë dalë më dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku polici kufitar i identifikuar si 24-vjeçari Estien Dine, ka përplasur për vdekje një 12-vjeçar.
Mësohet se 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ndërsa viktima nuk ka qenë i vetmi i aksidentuar.
Të pranishëm kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup./bw