Detaje nga aksioni i SPAK, nën hetim edhe 56 efektivë policie

Përveç 11 urdhër-arresteve që SPAK ka lëshuar, mësohet se edhe 56 punonjës policie janë futur nën hetime nga Prokuroria e Posaçme.  Hetimet e SPAK vijojnë, pasi efektivët e policisë kanë qenë përdorues dhe janë përfshirë në komunikime në aplikacionet e koduara SKY ECC.

SPAK lëshoi 11 masa sigurie, ku është goditur një grup kriminal dhe janë zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, gjithashtu është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës. Deri më tani janë arrestuar vetëm 6 persona. Në pranga ka rënë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçani dhe Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ato u arrestuan pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishin prerë bileta për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe. Në pranga kanë rënë Besmir Mustati dhe Bujar Germizi. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

 

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. Mësohet se Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ndërkohë Babameto pjesë e grupit kriminal gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për pazaret e drogës.

Një tjetër person i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *