Janë zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë. Dyshohet se kemi të bëjmë me konflikt të çastit, mes personave të cilët nuk njihem më parë.
Efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime dhe nuk janë shoqëruar drejt spitalit të Vlorës. U mësua se ata janë marr në pyetje në vendin e ngjarjes, ku kanë deklaruar automjetin e llojit Wolsfvagen, por muk kanë dhënë shumë detaje rreth autorëve apo targës se tij. Efektivët kanë thënë se automjeti është larguar në zonën e mbispitalit të Vlorës, e cila është një zonë që mund të të çojë në cdo pikë të qytetit dhe jashtë saj.