Detaje nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Këtë verë, çifti i njohur i showbiz-it, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Teksa ky lajm u bë me dije disa javë më parë, së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga dasma e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Armand Peza zbuloi se dyshja i kanë vënë punët para. Ai zbuloi se do jetë një dasmë e vogël me familjarë e miq të përbashkët.

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma.

Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”-rrëfeu Armand Peza.

Kujtojmë që nga informacionet e mëparshme çifti kanë zgjedhur si vendin e dasmës shtetin fqinj Italinë, më saktë Toskanën.

Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit. Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *