Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj, të cilët u rrëfyen në Polici pa rrëmbimit të tyre, ka zbardhur disa ngjarjen kriminale në qytetin e Durrësit.
Në këtë grup kriminal është përfshirë edhe një polic i burgjeve, i cili ndihmonte një grup për të kryer vrasje ndaj kundërshtarëve të tyre. Policia bëri me dije sot se krahas vëllezërve Beqiraj janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë kryer një mori krimesh të rënda, përfshi vrasjen dhe pengmarrjen.
Në grupin kriminal bënte pjesë edhe një ushtarak, i cili ishte pjesë e grupit në fjalë.
Krahas efektivit të policisë së burgjeve dhe ushtarakut, policia ka zbardhur veprimtarinë e një grupi kriminal me zonën e Durrësit dhe Tiranës, ku ata bënin pjesë, të cilët kryenin vrasje me pagesë. Sipas porosisë, dy vëllezërit kishin marrë porosi për kryerjen e disa vrasjeve me pagesë në Tiranë dhe Durrës, gjë për të cilën u ishin premtuar shuma të ndryshme nga 50 deri në 150 mijë euro.